Lajmet e fundit
Dëshirën e presidentit të A.C Milan ,Silvio Berlusconi për ta rikthyer sulmuesin e PSG-së, Zlatan Ibrahimoviç në skuadrën rossonere, e ka dobësuar agjenti i lojtarit, Mino Raiola.

Sulmuesi suedez është i lidhur me rikthimin në AC Milan, por Raiola hedh poshtë mundësinë e kthimit të Ibrës në “San Siro”.
“Unë nuk mendoj se kjo gjë është e mundur”, tha shkurt Raiola.
Zlatan Ibrahimovic ,fitoi titullin e Serie A me A.C Milan dhe skuadra rossonere e dëshiron prap sulmuesin suedez në radhët e tyre. Ishte presidenti i klubit, Silvio Berlusconi i cili dëshiron me ngulm ta rikthejë bomberin në skuadër. Ibra më parë ka luajtur në Itali edhe tek Juventus dhe Inter.