Lajmet e fundit
Raportohet se Zlatan Ibrahimovic do të jetë i lirë për t’u larguar nga Paris Saint-Germain.

Me largimin e tij nga “Parku i Princave” ai do të kalojë te ish-skuadra, Milan.
Rosonerët kanë qenë të lidhur për disa javë rresht me një transferim të suedezit.
Sipas mediave edhe vet Ibra ka pranuar largimin, por këtë do ta bëjë vetëm pas mbajtjes së Kupës së Francës që mbahet më 1 gusht, transmeton Klan Kosova.
Milan ka bërë gati për Ibran një kontratë tre vjeçare me përfitime vjetore prej 7.5 milionë euro.
Me këtë në parim është pajtuar edhe vet lojtari i cili do të bashkohet me Carlos Baccan në sulmin e Milanit.