Lajmet e fundit

Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic ka thënë se me formën që është duke kaluar ka bërë kritikët “që t’i hanë topat e tyre”.
Suedezi është duke vazhduar të shkëlqej në Premier League, ani pse të tjerët ishin skeptikë.
Ibra prej kur kaloi në Old Trafford ka shënuar 12 gola.
“Më japin shumë energji, më besoni”, ka thënë Ibrahimovic për kritikët e tij, pasi përfundoi vitin 2016 me 50 gola.
“Më japin energji, ani pse paguhen për të folur gjepura, ë unë paguhem për të luajtur me këmbët e mia – kjo më kënaq”, ka thënë 35 vjeçari, transmeton Klan Kosova.