Lajmet e fundit

Me rastin e përfundimit të projektit të binjakëzimit "Menaxhimi i Integruar i Kufirit dhe lufta kundër trafikimit me narkotikë", është mbajtur në Prishtinë një konferencë mbi të arriturat e këtij projekti.
Për 31 muaj sa ka zgjatur , projekti me një buxhet prej 2 milionë euro, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka thënë se janë arritur rezultate të përgjithshme duke shtuar se 36 për qind është rritur efektshmëria për kapjen e substancave narkotike.
Nga ana e tij, Christoph Stock nga zyra e BE-së në Kosovë ka deklaruar se menaxhimi i integruar i kufirit është shumë i rëndësishëm përliberalizmin e vizave, transmeton Klan Kosova.
pas përfundimit të këtij aktiviteti, policisë së Kosovës nga vendet ndërkombëtare i janë dorëzuar një kontigjent i mjeteve të sofistikuara për kontrollimin e kufirit.