Lajmet e fundit

Aktori legjendar Ian McKellen ka pranuar se ai e ka të vështirë për të kujtuar të kaluarat e tij.
McKellen i cili luan një të moshuar në Sherlock Holmes në filmin e tij të ri, tha për Radio Times se mësimet ishin më të lehta kur ai ishte i ri.
76 vjeçari tregoi se ka kufizime kur është fjala për kujtesën këto ditë.
Ai tha :''Ne të gjithë kemi kufizim, apo jo, pa marrë parasysh sa të vjetër jemi. Por, ka raste në jetë kur me të vërtetë memoria nuk punon siç duhet dhe mendja funksionon keq.''
''Dhe në qoftë se ju do të jeni në fazën kur nuk kujtoni asgjë, kjo po që do të ishte e keqe, por për fat të mirë une ende nuk kam mbërritur atje.'', transmeton Klan Kosova.