Lajmet e fundit

Sevilla thuhet se është e gatshme të transferoj mesfushorin e Torinos, Iago Falque.
Merkato italiane e transferimit u mbyll të premten, por klubet spanjolle kanë të drejtë deri më 31 gusht për të bërë marrëveshje.
Kjo i jep hapsirë Sevillas që të forcoj sulmin përmes një mesfushori të ri.
Edicioni i kësaj jave i La Stampa raporton se Sevilla është e gatshme të nënshkruajë Falque dhe do të siguroj shërbimt e spanjollit duke ofruar në 15 deri në 20 milion euro, transmeton KlanKosova.
Torino aktualisht ka tetë mesfushorë krahu, prandaj ata preferojnë të shesin Adem Ljajiç ose M'Baye Niang miëpo ata e kanë bërë të qartë se edhe spanjolli është në treg.
Kjo tërhoqi një reagim edhe nga 28 vjeqari, i cili u shpreh "Unë meritoj më shumë respekt''.
Spanjolli në sezonin e kaluar për Torinon në 37 paraqitje gjeti rrjetën 12 herë.