Lajmet e fundit

Shefi ekzekutiv i linjës ajrore australiane Qantas po mbante një fjalim kur një njeri u ngjit në skenë dhe e surprizoi atë duke ia përplasur tortën për fytyre.
Njeriu që e kreu këtë akt u mbajt nga sigurimi deri sa erdhën autoritetet, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Policët thanë që po e intervistonin atë person në kujdestari.
“Nuk e kuptoj për çka ishte kjo?”, Joyce iu tha të pranishmëve kur i ndodhi ai incident.
Joyce la skenën për pak kohë për ta pastruar fytyrën e tij dhe u kthye i pritur me duartrokitje nga turma.