Lojtari i ekipit të Hjustonit në NBA, Fred VanVleet është dënuar me 50 mijë dollarë për shkak se përdori gjuhë profane dhe veprime vullgare ndaj referit në ndeshjen që ekipi i tij e humbi 98 me 104 ndaj Portland.
Veterani me numrin 5 i Rockets reagoi ndaj zyrtarëve të ndeshjes me mosrespekt e ofendime, e po ashtu edhe duke e ngritur lart gishtin e dorës, pasi mendoi se ata i bënë hile kur nuk e referuan një faul ndaj tij.
VanVleet shutoi për tre pikë, nga një pozitë e vështirë, pasi Toumani Camara nga Blazers i doli para, duke ia pamundësuar ta dërgojë topin te koshi, teksa ishin edhe 4 sekonda për t’u përfunduar ndeshja. Houston po humbiste me tre pikë dallim në atë kohë.
Vendimin për gjobitjen e lojtarit të Hjustonit e mori zëvendëspresidenti i NBA dhe shefi i operacioneve basketbollistike, Joe Dumars.
Termi “gjuhë profane” nënkupton, mes tjerash, edhe përdorimin e fjalëve ofenduese sikur që janë sharja e mallkimi me qëllim të shfaqjes ose demonstrimit të mosrespektit a negativiitetit në situata të caktuara.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.