Lajmet e fundit

Një grua britanike është mbajtur larg nga vajza e posalindur sepse mjekët dyshuan se nuk është fëmiu i saj.
Stacie Cottle, kishte shkuar në Malaga të Spanjës në qershor për t’a ndihmuar nënën e saj që te gjente një shtëpi me qira.
Ajo është detyruar që të lind përpara kohe, dhe vajzën e ka lindur në shtëpinë e nënës, raporton The Guardian, transmeton Klan Kosova.
Dy ditë pas lindjes ajo kishte shkuar në spital për një kontroll, kur doktorët ngritën dyshimet që ajo mund të mos jetë vajza e saj, dhe e kontaktuan policinë.
Gjyqtari më pas ka urdhëruar që të bëhet testi i ADN-së.
Për tri javë, asaj i është lejuar që vajzën e saj, Anzelika, ta shihte vetëm për shumë pak kohë.
Vajza e saj ruhej nga policia, kurse ajo qëndroi në spital.
“Gjatë asaj kohë i gjithë spitali më quante kriminele”, është shprehur Cottle.