Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë, i cili dyshohet se i kishte vënë zjarrin një lokali.
Në polici, këtë e ka raportuar pronari i lokalit, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i kishte vënë zjarrin lokalit të ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.