Lajmet e fundit

Personi i vdekur dhe ai i plagosur në lagjen “Arbëria” në Gjilan kanë vazhduar në emergjencën e Spitalit në këtë qytet.
Doktori Suad Haliti që e ka pranuar këtë rast, për Klan Kosova ka bërë të ditur se Egzon Rafuna, 21 vjeçar, ka arritur pa shenja jete dhe pa puls.
Kurse i plagosuri Valdrin Halimi është sipas tij me parametra stabil dhe ka dy plagë me armë zjarri në regjionin e veshkës.
Tutje ai tregon se pasi janë ndërmarrë masat i plagosuri është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.