Lajmet e fundit

Burri që i rrëmbeu armën ushtares franceze në Aeroportin Orly të Parisit, kishte bërtitur me zë “Jam këtu për të vdekur për Allahun”.
Ai po ashtu pas kësaj kishte thënë se do të ketë edhe vdekje të njerëzve, derisa dy ushtarë gjuajtën në të për vdekje, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Prokurori francez, Francois Molin ka treguar identitetin e sulmuesit, që është Ziyed Ben Belgacem – që edhe në fillim të muajit ishte akuzuar se ka gjuajtur në drejtim të një polici me armë.