Lajmet e fundit

Policia e rajonit të Gjakovës, ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje.
Një grua ka raportuar në policia, se gjatë kohës sa po bënte blerjet në treg, dorasit ia kanë vjedhur kuletën në të cilën kishte 67 euro dhe po ashtu zinxhirin e dorës në vlerë prej 300 eurosh.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.