Lajmet e fundit

Mbrëmjen e së hënës, persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin një eksvatori pronë e një kompanie në Leposaviq.
Policia njofton se edhe në afërsi të këtij automjeti është tentuar t’i vihet zjarri një kamioni të tipit Mercedes, ku është gjetur një shishe e plastikes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, transmeton Klan Kosova.