Shumë e dhimbshme, por një nënë e quajtur Hayley Keane po bën bujë me foton e saj e cila kishte përqafuar birin e saj Simonin, për një herë të vetme dhe ai ishte përqafimi i fundit poashtu me të birin.
26 vjeçares i’u lejua vetëm një përqafim me djalin e saj , pasi ajo gjatë shtatëzanisë së saj kishte kontraktuar bakterie të cilat rezultuan beben për të marr një meningjit vdekjeprurës.
Foshnja e zonjës së brishtë vdiq vetëm pas tre ditësh, pasi ajo gjatë shtatëzanisë së saj kishte marrë një bakterie në zonën vaginale dhe zorrën e trashë, e që mbajtja e të birit në gjoksin e saj për herë të parë u bë edhe hera e fundit që mund t'a ndjenjte atë.
Veç tjerash ajo tha:
‘’ Përqafimi im i parë u bë edhe përqafimi im i fundit me të, tashmë ai është larg meje, unë kurrë nuk e pashë atë me syhapur, nuk e dëgjova asnjëherë duke qarë të paktën, ai ishte i butë, kishte një dëmtim të shumëfishtë të organeve ai po vdiste dhe unë nuk mund të bëja asgjë’’
Nëna e mërzitur, nuk e la pa u sqaruar se gjatë shtatëzanisë së saj ajo fitoi atë bakterie gjatë ushqimit siç e përshkroi ajo shkruan
dailymail.co.uk, transmeton Klan Kosova:
‘’ Trupi im digjej që foshnja ime të lindte e shëndoshë, dhe unë ushqehesha sa mundesha vetëm që ai të ishte mirë, por unë nuk e dija që gjithçka shkoi tmerrësisht keq.’’
Pavarësisht nga përpjekjet më të mira të stafit mjekësorë, Simoni 3 ditësh nuk mundi të shpëtonte.
"Ai mori frymën e tij të fundit mbi gjoksin tim. Ai ishte i butë, si një rënkim. Ai vdiq në krahët e mi." tha nëna e pikëlluar.
klankosova.tv