Lajmet e fundit

Për muaj të tërë, dyert e familjes së ish kryeparlamentarit Kadri Veselit në Mitrovicë, ishin zor të kalueshme.
Kjo e mërkurë i hapi ato, por për të pame.
Herët në mëngjes, kryefamiljari Fazli Veseli vdiq, në ditën kur i mbushi plot 94 vjet.
Në mesin e familjarëve që pritën mysafirë për kryeshnosh, nuk qe edhe Kadri Veseli, i cili prej nëntorit të kaluar ndodhet në Hagë si i arrestuar për krime kundër njerëzimit. Dhomat e Specializuara me pak rreshta treguan se ai mund të kërkojë leje speciale humanitare për të marrë pjesë në varrimit e të atit në orën 19, gjë që nuk ndodhi, njofton Klan Kosova.
Veseli nuk u paraqit vetë, por me të marrë lajmin u dha leje familjarëve që ceremoninë mortore ta kryejnë edhe pa të. Familjes Veseli ndërkaq iu gjendën afër miqtë e tij, ish bashkëluftëtarë. Në mesin e tyre edhe vëllai i ish presidentit Hashim Thaçi.
Në Bair të Mitrovicës erdhën edhe paria e Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari i ri i së cilës thotë se për shkak të shëndetit të ligë nuk e pa Fazli Veselin para 4 ditësh kur qëndroi për vizitë në shtëpinë e tij.