Lajmet e fundit

Themeluesi dhe drejtori i përgjithshëm i “Papa John”, tani me të vërtetë mund të pretendojë se duart e tij vlejnë shumë shtrenjtë.
John Schnatter i ka siguruar duart e tij krijuese të picave me 15.3 milionë dollarë dhe kështu i është bashkangjitur të famshmëve që sigurojnë pjesët e trupit të tyre trupore për shifra të mëdha parash, raporton DailyMail, transmeton Klan Kosova.
Papa John momentalisht ka mbi 4.500 lokacione në 37 shtete, por Schnatter ka kohë që ka dalë nga kuzhina. Por sërish, në rast se ndodh që ai t’i humb gjymtyrët e tij, do të shpërblehet me një pagesë tetë shifrore.
Ndonëse 15 milionë dollarë mund të duket shumë e tepërt për duart, fytyra të tjera publike kanë paguar edhe më tëpër për gjëra të tilla.
Buzëqeshja e njohur e Julia Roberts është siguruar me 28.5 milionë dollarë, ndërsa këmbët e tij sportive, David Beckham i ka siguruar me 66 milionë dollarë.