Lajmet e fundit

Topi i Artë, Cristiano Ronaldo, është zemëruar me Gjykatën Administrative të Sportit të Spanjës këtë të martë, pasi që i është refuzuar apeli për zbutjen e dënimit.
Ronaldo ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës, dhe kjo kishte bërë që ai ta shtynte referin kryesor, e që çoi në dënimin e tij prej pesë ndeshjesh moslojë.
“Një tjetër vendim i pakuptueshëm. Nga padrejtësia në padrejtësi, ata kurrë nuk do të më rrëzojnë nga froni”, shkroi Ronaldo në gjuhën portugeze, në një postim të tij në Instagram.
“Dhe si gjithmonë, do të kthehem më i fortë. Ju falemnderit të gjithëve që më keni përkrahur”, përfundoi ai.