Lajmet e fundit

Policia e Kosovës e ka prangosur në Prizren një person pasi i njëjti u ka ofruar zyrtarëve policor 20 euro, me qëllim që mos të gjobitet pasi veturën e kishte pa regjistrim.
Sipas raportit të policisë, me urdhër të prokurorit vetura është konfiskuar ndërsa i dyshuari është liruar, transmeton Klan Kosova.