Lajmet e fundit

Një 29-vjeçare nga Laçi u arrestua në flagrancë nga policia e Tiranës pasi vodhi një çantë brenda së cilës kishte 9 qind mijë lekë të vjetra.
Antonela Piroli ia ka vjedhur çantën një 72-vjeçareje me inicialet F.Sh e cila ndodhej në dhomën e Urgjencës në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet, transmeton Mapo.
Efektivët e komisariatit numër 4 mundën të vënë në pranga të renë nga Laçi e po ashtu t’i japin shumem e madhe të parave të moshuarës, kjo e fundit banuese në Tiranë.