Lajmet e fundit

Sot rreth orës 12:14 në stacionin e autobusëve në Pejë, një i mitur është therur me thikë, njofton Klan Kosova.
Lajmi për klankosova.tv e ka konfirmuar Driton Rugova, Zyrtar për Informim në Policinë Rajonale të Pejës.
“Jemi informuar se te stacioni i autobusëve në Pejë kishte ndodhur një rast. Patrulla policore menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe aty e kanë kuptuar se i dyshuari i mitur pas një zënke që kishte pasur me viktimën, po ashtu të mitur, i njëjti e kishte sulmuar dhe goditur me thikë”, tha Rugova për Klanin.
“Viktima menjëherë është dërguar në spital. Sipas ekipit mjekësor, gjendja e tij është e qëndrueshme, pra jashtë rrezikut për jetë”.
“Në vendin e ngjarjes janë patrullat dhe hetuesit, si dhe është arrestuar i dyshuari i mitur. Është konfiskuar mjeti i cili dyshohet të jetë përdorur në rast”.