Lajmet e fundit

Një i mitur ka therur me thikë një të mitur tjetër në fshatin Shaptej të Deçanit.
Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është arrestuar, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që me një mjetë të mprehtë (thikë) kishte therur disa herë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.