Lajmet e fundit

Dy persona janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme që ndodhi dy ditë më parë në Podujevë janë sulmuar fizikisht me thikë nga një i mitur.
Sipas raportit të policisë i dyshuari është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë, transmeton Klan Kosova.