Një i mitur është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka goditur me thikë një burrë.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më 18 shkurt të këtij viti, ndërsa arrestimi u krye dje.
Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
“Më 20.02.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte goditur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.