Organizata e Rekordeve Guinness, ka thënë se i mbijetuari i kampit Auschwitz është njeriu më i vjetër në botë.
Yisrael Kristal ka lindur në vitin 1903 afër Zarnow të Polonisë, dhe ka jetuar në dy luftrat famkeqe botërore, përpara se të zhvendosej për të jetuar në qytetin Haifa në Izrael.
Ai është 112 vjet e 178 ditë, kurse njeriu që ishte më i vjetër në botë, japonezi Yasutaro Koide kishte jetuar 112 vjet e 312 ditë, transmeton Klan Kosova.
Kur mori çertifikatën e Librit Guinness, Kristal tha që nuk e dinte sekretin e jetëgjatësisë dhe beson që gjithçka ishte e determinuar.
“Ka pasur njerëz më të mençur, të fortë dhe më të bukur se unë por që nuk jetojnë më”.
“E gjithë çfarë na mbetet ne është që të punojmë shumë që ta rindërtojmë atë që ka humbur”, ka thënë Kristal.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.