15.03.2016 · përditësuar para 3766 dite1 min lexim
I vlerësuar edhe nga libri i rekordeve Guinnes, tashmë bota ka zyrtarisht edhe njeriun më të moshuar në botë i cili iu mbijetoi dy luftërave botërore.
Marco Frigatti është ai i cili mori çertifikatën zyrtare nga libri Guiness, për t'i ndarë zyrtarisht atë 112 vjecarit Israel Kristal, pikërisht në shtëpinë e tij, përcjellë Klan Kosova.
Israel Kristal ka lindur në Poloni në vitin 1903, por sipas Business Insider, thuhet që Kristal, u zhvendos në Izrael në vitin 1950 pasi i kishte shpëtuar vdekjes në kampin e Auschwitz-it, përcjellë Klan Kosova.
Nëna i vdiq kur Kristal ishte vetëm 7 vjeç, ndërsa babai i tij ishte marrë peng nga rusët në vitin 1940 qysh në fillim të Luftës së Parë Botërore prandaj edhe iu desht në çdo mënyrë të mbijetonte i vetëm.
Më herët ai që mbante rekordin botëror të Guinnes për njeriun më të vjetër në botë ishte japonezi Yasutaro Koide i cili ndërroi jetë pikërisht në moshën 112 vjeçare.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.