Lajmet e fundit

Në moshën 26 vjeçare, Allyson Lynch, tani 30 vjeçarenga Philadelphia pasi kishte shkuar për vizitë te doktori kishte gjetur se ka kancer në gji, transmeton Klan Kosova.
Pasi mori diagnozën, Lynch iu nënshtrua kimioterapisë dhe pastaj i është nënshtruar një operacioni për heqjen e njërës pjesë të gjirit.
Pavarësisht vuajtjeve dhe dhimbjeve që kishte përjetuar, ajo kishte gjetur forcën e brendshme që ajo kurrë nuk e dinte që e kishte.
E frymëzuar nga tatuazhet e shumë femrave që i kishin mbijetuar kancerit, Lynch vendosi që të bënte një tatuazh në vendin ku e kishte bërë ndërhyrjen.
Tatuazhin ajo e quan "plagët e brendshme të një femre".
