Lajmet e fundit

Filmi i Louis C.K. "I Love You, Daddy", nuk do të publikohet nëpër kinema ashtu siç ishte parashikuar.
Kompania e distribuimit e ka larguar këtë film pas një sërë akuzash ndaj Louis për sjellje të këqija seksuale.
Louis C.K ka shkruar këtë film, ka luajtur në të si dhe e ka financuar, që do të thotë kjo është një goditje e rëndë për të.
Në këtë film flitet për vajzën një skenaristi të famshëm, rolin e së cilës e luan Chlöe Grace Moretz, e cila është në lidhje me një producent filmi shumë më të madh në moshë.