Xhelozia si fenomen, mes mungesës së vetëbesimit apo si një sëmundje, ishte temë diskutimi sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Lidhur me këtë, influenceri Yll Dreshaj ka ndarë përvojën e tij personale, duke treguar se ka përjetuar një formë xhelozie që e konsideron pozitive.
Ai tha se kjo ndjenjë lidhej me dëshirën e tij që në moshë të vogël për t’u bërë pjesë e televizionit.
“Ka qenë një kohë kur unë kam xhelozu në një farë mase, për shembull kur kam jetuar në zonë rurale, thosha qysh është me dalë në TV. Por ka qenë një xhelozi e mirë”, tha Dreshaj.
https://youtu.be/ljEFQpYXHt0
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.