13.03.2017 · përditësuar para 3410 dite1 min lexim
Në Pallatin e Kulturës "Asim Vokshi" në Gjakovë sot është mbajtur mbledhje komemorative për nder të aktorit tanimë të ndjerë, Hadi Shehu, njofton Klan Kosova.
Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin artistë dhe figura publike nga e gjithë Kosova.
Betim Shehu, djali i aktorit të ndjerë, ka thënë që është e vështirë të thuash "fjalë mortore për njeriun e zemrës".
"Nuk ishte vetem i yni ishte i gjithë shqiptarisë, qenka shume e vështirë të thuash fjalë mortore për njeriun e zemrës sepse sot po ndahemi por jemi mësuar ta shohim në këtë fotele në këtë skenë nëpër karaktere të ndryshme, por sot po e shoh edhe me madhështore se asnjëherë më parë", është shprehur Shehu.
Hadi Shehu lindi në Gjakovë më 15 shkurt të vitit 1949. Ai ishte themelues i Teatrit Profesionist në Gjakovë dhe njëherësh drejtor i këtij institucioni deri në vitin 2007.
Filmat më të njohur të Shehut janë; “Gjurmë të bardha”, “Kur pranvera vonohet”, “Era dhe Lisi” e shumë të tjerë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.