Lajmet e fundit

I jepet sot lamtumira analistit dhe gazetarit Andrea Stefani i cili u nda nga jeta të shtunë e 3 dhjetorit nga një sëmundje e rëndë.
Një ditë më parë trupi i pajetë i Stefanit mbërriti në atdhe dhe paraditen e sotme u mbajtën homazhe në institucionin e Radio Televizionit Shqiptar. Homazhe ka zhvilluar edhe kryeministri Rama.
Pas homazheve, kortezhi mortor do të niset drejt banesës së fundit, pranë varrezave të Tufinës.
Analisti Andrea Stefani u nda nga jeta në moshën 58 vjeçare
Sot Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së analistit dhe gazetarit
“Kam provuar trishtim, dëshpërim dhe dhembje kur mësova lajmin” shkruante në mesazhin e ngushëllimit kryeparlamentari Meta.
“Secili nga ne i ka një borxh mirënjohjeje Andrea Stefanit!” shkruan Meta.