Lajmet e fundit

Komisioni për Legjislacion me gjashtë vota për dhe dy kundër i ka dërguar Kuvendit të Kosovës amandamentin që hap procedurën zyrtare për themelimin e Gjykatës Speciale.
Ky vendim erdhi pas debateve të ashpra mes kryetarës së Komisionit Albulena Haxhiu e Fatmir Limaj në njërën anë e deputetëve të LDK-së ,Armend Zemaj e Doruntina Malokut në anën tjetër.
Katërshja gjatë gjithë kohës u grindë me njëri-tjetrin për dilemen se çka do të gjykojë Specialja dhe a do ta njollosë kjo gjykatë UÇK-në.
Zemaj ka thënë se gjithsesi duhet të zbardhen vrasjet e figurave kyçe të UÇK-së , si Ahmet Krasniqi e të tjerët.
Ndërkaq, Fatmir Limaj nga Nisma ka thënë se do ishte mirë që të kapen individët që dyshohet se kanë kryer krime në emer të UÇK-së e jo për këtë punë të themelohet një gjykatë./Klan Kosova.