Shkolla Profesionale “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë do të organizojë sot “Ditën e Derës së Hapur”, ku do ta paraqesë ofertën e vet për nxënësit e klasave të 9-ta dhe prindërit e tyre.
Gjatë këtij aktiviteti do të bëhet prezantimi i tri punëtorive të reja të fushës së automekanikes dhe do të tregohet spektri i rezultateve të arsimit profesional sipas shembullit gjerman.
"Shtjefën Gjeçovi" ka një bashkëpunim të mirë me Odën Zejtare të Dortmundit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.