Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka prangosur dy persona në prishtinë nën dyshimet se të njëjtit kanë kryer vjedhje para tre ditësh.
Në veturën e njërit nga të dyshuarit policia gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar një shumë prej 9.910 euro që dyshohet të jetë një pjesë e parave të grabitura.
Raportohet se i arrestuari i dytë gjatë intervistës ka treguar për paratë e grabitura dhe vendin ku i ka të fshehura.
Policia bën me dije se pas kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 16.700 euro që është pjesë e shumës tjetër e të hollave të grabitura.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.