Lajmet e fundit

Ndonëse i është gjetur substancë e dyshuar narkotike, në qytetin e Gjilanit policia ka arrestuar dhe më pas e ka liruar një person mashkull shqiptar.
Arsyeja e arrestimit të tij ka qenë se gjatë kontrollit tek i njëjti i është gjetur substancë e dyshuar e llojit marihuanë, njofton Klan Kosova.
Pas kontrollit substanca narkotike i është konfiskuar derisa me vendim të prokurorit i dyshuari shqiptar është liruar me procedurë të rregullt.
Në raportin e policisë nuk janë dhënë më tepër detaje në lidhje me rastin, njofton Klan Kosova.