Lajmet e fundit

Një grua në Britaninë e Madhe, dhëmbët e së cilës filluan të dobësoheshin dhe me kohën të bienin si pasojë e dëmtimit të mishërave të dhëmbëve, sëmundje kjo që quhet ortodentopati.
Sipas raportimeve, 48- vjeçarja Angie Barlow, iu ka shmangur vizitave te mjeku dentist përkundër telasheve që po i sillte kjo sëmundje për më shumë se dhjetë vite.
Duke dashur që të përkujdeset në mënyrë vetanake për shëndetin oral, Angie vendosi që në mishërat e dhëmbëve të vendosë ngjitës me shpresën që do të ndalojë rënien e dhëmbëve.
"Gjithmonë kam pasur frikë nga dentistët, sepse nëna ime ka vdekur si pasojë e kancerit të fytit në moshën 34-vjeçare", ka thënë ajo.
Pas vizitave mjekësore është vërtetuar që konsumi në mënyrë të tepruar i produkteve të duhanit i ka shkaktuar asaj gjithë këto telashe me dhëmbë, transmeton Klan Kosova.
Pas vizitave të vazhdueshmë nga kirurgët oralë, Angiet duket se iu ka hequr fobia dhe ka vendosur që të bëjë implantimin e dhëmbëve. / klankosova.tv