Lajmet e fundit

Avokati i të dyshuarit për sulmin me kamion në Stokholm ka thënë se i dyshuari e ka pranuar “krimin terrorist”.
I dyshuari është Rakhmat Akilov, 39 vjeçar nga Uzbekistani.
Ky pranim erdhi gjatë një seance dëgjimore në kryeqytetin e Suedisë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Pesë persona mbetën të vrarë të premten kur ky kamion u vozit brenda një qendre tregtare. Një numër i tyre qenë lënduar, dhe dy janë në gjendje kritike.