Lajmet e fundit

Fëmijët e miliarderëve kinezë i bëjnë ata të duken si varfanjakë.
Quhen “Feurdai”, që do të thotë “gjenerata e dytë e pasanikëve”. Ata shpenzojnë si të çmendur dhe mburren në rrjetet sociale.
Kjo ka bërë që të shpërthejë zemërimi në opinion publik.
Për këtë arsye, presidenti i vendit ka udhëzuar që të nisë një aksion kundër tyre për t’u mësuar vlerat e parasë.
Mbi 70 prej tyre kanë përfunduar në qendra të përgjegjësisë sociale.
Fotot e tyre në rrjetet sociale tregojnë çmendurira si djegie e parave apo supermakina luksoze.
Një autor që ka përgatitur një libër për këtë fenomen thotë se ata pëlqejnë të ekspozohen kaq shumë për shkak se kanë pasur një fëmijëri shumë të vetmuar.