Lajmet e fundit

Në fshatin Karaqevë e Epërme të komunës së Kamenicës është raportuar për një shkaktim zjarri, ku si pasojë një sasi e konsiderueshme e grurit është djegur.
“Ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se nga zjarri i janë djegur rreth 50 ari me grurë. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dal në vend-ngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.” Thuhet në komunikatën e policisë, transmeton Klan Kosova.