Lajmet e fundit

Në raportin zyrtar të Policisë së Kosovës, ku listohen rastet e ndryshme të raportuar e të trajtuara nga policia, jo rrallë ndodh të shihen edhe raste të dhunës në familje.
Një rast i tillë i ngjashëm është raportuar edhe në Gjakovë, ku bashkëshorti në gjendje të dehur sulmon bashkëshorten,sqarohet në raportin e policisë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në kumtesën e policisë. Vetëm gjatë këtyre ditëve të fundit një numër i madh i rasteve të dhunës janë raportuar,transmeton Klan Kosova.