Lajmet e fundit

Policia në Klinë ka arrestuar një person , pasi që i njëjti në gjendje të dehur ia kishte vënë zjarrin shtëpisë së tij.
Sipas policisë, njësiti i zjarrfikësve kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.
Policia ka konfiskuar një pistoletë të kalibrit 6.35mm e cila mendohet se i përket të dyshuarit.
Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Klan Kosova..