Lajmet e fundit

Secili nga ju që keni përjetuar dehjen e dini se sa mund të jeni edhe të uritur.
Por një numër i madh njerëzish të dehur janë të dhënë pas qebapeve apo pomfritave, megjithatë dikush tjetër zgjodhi një material të lëngshëm e i cili ngurtësohet, bëhet fjalë për çimentin.
Njeriu në fjalë shpjegoi se ai kishte pirë shumë dhe ishte drejtuar për tek shtëpia e tij në provincën Nnjing në Jiangsu të Kinës, më pas për të vërejtur një kovë me një lloj lëngu të trashë brenda.
Sigurisht se në fillim ai nuk e kishte kuptuar që në kovë kishte material betoni që për të cilën kishte menduar që është një pastë me susam, megjithatë ai prapë e provoi atë duke ngrënë 250gr prej tij.
Menjëherë kur vërejtën se i dehuri nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, njëri nga fqinjët e tij e dërgoi atë në spital, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.