Lajmet e fundit

Policia ka arrestuar dje një person në Prishtinë pasi i njëjti në gjendje të dehur fillimisht nuk i ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë duke fyer verbalisht, e më pas ka goditur njërin nga ta.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klan Kosova.