Lajmet e fundit

Familjarët e Bobbi Krishtina, po e fajsojnë të dashurin, Nick Gordon, për vdekjen e saj para dy jave.
Ata pohojnë, se Nick i dha Bobbit një “koktej toksik”, dhe më pas e ka futur atë me fytyrë poshtë në një banjë me ujë të ftohtë, transmeton Klan Kosova.
Ata kanë ngritur një padi në gjykatë në Atlanta, dhe po e akuzojnë për vrasjen e vajzës së këngëtares së ndjerë Whitney Houston, me qëllim që t’i transferojë paratë nga llogaria e saj tek e tija.
Brown, vajza 22 vjeçare e Houston dhe Bobby Brown, vdiq më 26 korrik pas gjashtë mujash në gjendje kome.