Lajmet e fundit

Të shtunën rreth orës 21:00 nja mashkull shqiptar ka njoftuar policinë të jetë sulmuar fizikisht. Është i biri i tij që ka shkaktuar dhunën ndaj të atit, njofton Policia e Kosovës.
Incidenti sipas dyshimeve thuhet se ka ndodhur për shkak të një kontesti pronësor.
Pas dhunës së shkaktuar ndaj tij viktima është dërguar në spital për të marrë trajtimin e duhur mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, përcjell Klan Kosova.