Lajmet e fundit

Ciara, këngëtarja amerikane është shumë e dhënë pas të birit.
Kjo shihet edhe përmes numrit të madh të fotografive të të birit që ajo i ndan me publikun.
Future Zahir Wilburn, është emri i djalit të saj i cili është shumë i ëmbël.
Ajo ka postuar disa fotografi me të birin gjatë një udhëtimi.
Future, i cili mban emrin e babait të tij Future, me të cilin Ciara u nda pasi siç thuhet ai e tradhtoi, në muajin maj është bërë një vjeç, dhe ka filluar të ecë.
Ciara thotë se e ka të vështirë që ta ulë të birin për të shkrepur bashkë një selfie.
Në një fotografi tjetër, ai shihet tek vështron hapësirën jashtë dritares së aeroplanit dhe duket të jetë mjaft kureshtar.
Ajo e merr me vete ne udhëtime, dhe ka thënë se i biri i saj është hajmalia e saj e fatit dhe është shumë e lumtur që e ka.