Lajmet e fundit

Të mbash trupin në formë kur je i biri i Arnold Schwarzenegger është një domosdoshmëri e padiskutueshme.
Joseph Baena u shfaq në Malibu të Kalifornisë në një sesion vrapi me disa miq dhe imazhet e hedhura në rrjet janë një kopje e babait të tij në vitet 1970.
Joseph është djali i “Terminatorit” me një shërbëtore të punësuar në shtëpinë e tij.
Ai ka lindur në vitin 1997, por vetë Arnold thotë se e ka mësuar se është baba i tij vetëm në vitin 2004 dhe që prej atëherë ka marrë përsipër detyrat e tij si prind.
Në 2011, ishte revista Los Anxheles Times e cila bëri publike gjithë këtë “telenovele”, çka shkaktoi edhe ndarjen e Schwarzenegger me gruan e tij Maria Shriver pas 20 vitesh martesë.


