Lajmet e fundit

Albumi i dytë i Nicole Scherzinger pritej të stabilizonte pozitën e saj si artiste ndërkombëtare por shitjet e albumit kanë rënë dukshëm duke përfunduar me numra dëshpërues.
Këngëtarja 36-vjeçare besohet të ketë ndarë rrugët me RCA Records.
"Ekziston një ndjenjë se Nicole nuk e ka marrë mbështetjen e nevojshme për ta bërë këtë album një sukses. Fansat janë ankuar duke thënë se nuk janë publikuar singllat e duhur” tha një burim për revistën “The Sun”, transmeton Klan Kosova.