Tottenhami ka shkarkuar kryetrajnerin, Ange Postecoglou, megjithëse ai e udhëhoqi ekipin drejt fitores në Europa League, duke i dhënë fund një thatësire prej 17 vitesh pa trofe për klubin.
Sipas burimeve të Sky Sports News, trajneri i Brentford, Thomas Frank, është kandidati kryesor për ta zëvendësuar australianin.
Vendimi për shkarkimin e Postecoglout — i cilësuar si një “vendim unanim” nga bordi i Spurs — vjen vetëm 16 ditë pasi ai udhëhoqi ekipin drejt një fitoreje 1-0 ndaj Manchester United në finalen e Europa League, duke i siguruar klubit trofeun e parë evropian pas 41 vitesh.
Megjithatë, suksesi në Bilbao, që i siguroi Tottenhamit një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, erdhi në një sezon ku ekipi regjistroi performancën më të dobët ndonjëherë në Premier League.
Tottenham e përfundoi kampionatin në vendin e 17-të, me 22 humbje dhe një total prej vetëm 38 pikësh — shifra më e ulët në histori në këtë ligë për klubin.
“Sky Sports News” raportoi gjithashtu se kishte shqetësime se trajnerët kundërshtarë në Premier League kishin filluar ta “lexonin” më lehtë stilin e lojës së Spurs nën drejtimin e Postecoglout.
Në një deklaratë të bërë pas largimit, Postecoglou u shpreh se ndjenja e tij dominuese ishte krenaria, duke theksuar se beson se “arriti atë që shumë thoshin se ishte e pamundur” duke fituar Europa League.
Trajneri 59-vjeçar largohet pas dy sezonesh në krye të skuadrës, në mes të kontratës katërvjeçare.
Largimi i tij vjen saktësisht dy vite pas emërimit, pasi iu bashkua Spurs më 6 qershor 2023 nga Celtic. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.