Lajmet e fundit

Zgjim Hyseni nga Lëvizja Vetëvensoje ka thënë se ende nuk janë përcaktuar për kandidatin që do të garojë për zgjedhjet për kryetar të Komunës së Drenasit, njofton Klan Kosova.
“Ende jemi në diskutim, por që nuk ka një kandidat konkret.”
“Çdo vendim që do të marrim do t’i njoftojnë të gjithë me kohë”, ka thënë Hyseni.
Ai ka shtuar se e kanë ndier frymën edhe të zgjedhjeve qendrore në vend, pas deklaratave të bëra kohëve të fundit nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
QË ka filluar fryma e fushatës e kemi pa. Këta përkujdesen më shumë se si po dalin para qytetarëve e jo të bëjnë diçka konkrete.
“Zgjedhjet duhet të administrohen mirë. Me strukturat tona po përgatitemi që qytetarëve të u ofrojmë një proces zgjedhor”, ka përfunduar Hyseni.